Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19 janë duke u trajtuar 73 pacientë me Covid-19, prej të cilëve 12 janë në gjendje më të rëndë.
Sipas njoftimit nga ky spital, katër pacientë janë në respirator dhe 55 të tjerë janë në oksigjeno terapi.
“73 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 pacientë janë në Respirator (CPAP), 55 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 463 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 38 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
“9 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 8 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 9 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 7 të gjinisë femërore. 476 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,345 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione”, thuhet në njoftim.