Mër, Jan 26, 2022
Banner Top
Banner Top
Në ShSKUK në trajtim janë 40 pacientë, COVID-19 dhe post-COVID

Bazuar në raportimet e datës 3 dhjetor 2021 nga klinikat COVID në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, të shtrirë janë 40 pacientë, prej tyre 15 të konfirmuar si COVID-19 dhe 25 të tjerë që po marrin trajtim mjekësor pas COVID-19.

Me oksigjeno-terapi janë 10  pacientë, kurse në kujdes intensiv në Spitalin e Gjakovës është 1 pacient në mjekim intensive, kurse në mjekim intensive të Klinikës Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 8 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë, post-COVID

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni

Spitali i Gjakovës, 3 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Ferizajt, 1 pacient.

Arkiva

Kategoritë