Dy vajza kanë lindur në Shqipëri menjëherë pas ndërrimit të motmoteve.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë, Orgeta Manastirliu, përmes një shkrimi në rrjetet sociale.
Mirë se erdhët Ajla dhe Meri. Dy vajza që erdhën në jetë të shëndetshme 1 min pas mesnate në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni” në Tiranë janë oguri më i mirë për vitin që sapo ka ardhur🙏🏼 #Gëzuar🎉”, shkruan ajo.