Hën, Tet 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Në QKUK fillon vlerësimi i rrezikshmërisë në punë

Në QKUK është realizuar për herë të parë vlerësimi i rrezikut në vendin e punës. Kjo është bërë nga Sektori për Mbrojtjen dhe Sigurinë në Punë, që funksionon në kuadër të SHSKUK-së.

Duke marrë parasysh natyrën e punës së këtij shërbimi, është bërë vlerësimi i rrezikut dhe dalëngadalë do të përfshihen të gjitha vendet e punës të nëjsive përbërëse dhe SHSKUK-së, e kjo gjë do bëhet sipas standardeve të kërkuara

Metodat e vlerësimit të rrezikut japin mundësi të identifikohen të gjitha objektet specifike, të cilat mund të dëmtojnë personat dhe mund të shkaktojnë pasoja të padëshirueshme në punë.

Ato japin mundësinë që të vlerësohet serioziteti  i një ngjarje të tillë të mundshme dhe gjithashtu identifikohen zgjidhjet më të përshtatshme për mbrojtjen kundër këtyre pasojave.

Qëllimi është që përmes vlerësimit të rrezikut për Shërbimin Klinik të Mjekësisë Nukleare dhe shërbimet tjera në QKUK-SHSKUK-së, të përcaktohen masat e nevojshme për sigurinë në punë, si dhe përgjegjësitë për të krijuar kushtet më të sigurta dhe më të shëndetshme në të gjitha aspektet e punës.

Gjatë aktit të vlerësimit të rrezikut, është bërë edhe trajnimi i punëtorëve nga moduli për aftësimin e punëtorëve për kryerjen e punëve në mënyrë të sigurt, nga lëmia e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, ku edhe janë certifikuar./Familja Jone

Image may contain: indoor

Youtube

Arkiva

Kategoritë