Enj, Mar 21, 2024
Banner Top
Banner Top
Në moshën 41 vjeçare ndahet nga jeta Shqiponja Isufi, pedagoge në Universitetin e St. Gallenit

Familja Isufi nga Zvicra dhe Gjilani me pikëllim të thellë njofton për vdekjen e hershme dhe të papritur të bijës së tyre, pedagoges së ekonomisë në Universitetin e St. Gallen, Zvicër.

Shqiponja Isufi, e lindur në vitin 1981, ishte shembull i një gruaje të suksesshme. Ajo në moshë të re u bë doktore e shkencave ekonomike dhe pedagoge e ekonomisë si dhe njëkohësisht drejtonte një ndërmarrje tejet të suksesshme në fushën e ekonomisë. Shqiptarët e Zvicrës humbën njërën nga pjesëtaret më të shquara të komunitetit të tyre, shkencëtaren me të cilën mburreshin të gjithë!

Shqiponja Isufi kishte ardhur në Zvicër si vajzë 9 vjeçe nga Gjilani për t`iu bashkuar prindërve, të cilët para kësaj kishin ikur nga Kosova si të përndjekur politikë.

Ajo ka qenë 4 vjetët e fundit partnere në Grant Thornto, njëkohësisht drejtonte një ndërmarrje tejet të suksesshme në fushën e ekonomisë në Zvicër.

Shqiponja kishte një karrierë tejet të suksesshme në kompani prestigjioze.

Youtube

Arkiva

Kategoritë