Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përmes një njoftimi të lëshuar në orët e vona ka bërë të ditur se në vendin tonë nuk ka koronavirus
Kjo pasi edhe rasti i dyshuar, pas testimeve ka rezultuar negativ.
Ja njoftimi i plotë:
KOMUNIKATË PËR MEDIA (E TRETA NGA LABORATORI ORA 23.34)
Në Kosovë nuk ka koronavirus!
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot në mbrëmje ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për një pacient të kthyer nga Italia i hospitalizuar në Klinikn Infektive, SHSKUK.
Pacienti u vizitua nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive, u morë mostra për testim laboratorik në virus SARS-CoV-2.
Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virus SARS-CoV-2 te pacienti A.B. me metodën rRT-PCR dhe testi ka rezultuar negativ domethënë pacienti nuk është të infektuar me virusin SARS-CoV-2./Familja Jonë