Prej dje në komunën e Prishtinës, ka filluar testimi me teste rapide (të shpejta) antigjenike. Testimi po bëhet në Qendrën e Mjekësisë Familjare 7, në lagjen Emshir dhe ka një besueshmëri prej 99.7% te rastet pozitive.
Pa dyshim se ky lloj i testimit pritet të lehtësojë lokalizimin e një numri të madh të qytetarëve që janë pozitivë me COVID-19, duke parandaluar përhapjen e mëtutjeshme në komunitetet e tyre, sidomos tani në periudhën e festave të fundvitit.
Me këtë test, qytetarët rezultatin e marrin 20 minuta pas testimit. Sikurse edhe për testet serologjike, qytetarët që kanë simptoma duhet të pajisen me udhëzim nga mjeku familjar në qendrën më të afërt.