Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Në Klinikën e Urologjisë janë kryer mbi 400 operacione gjatë pjesës së parë të këtij viti

Drejtori i Klinikës së Urologjisë, Sabit Mehmeti, thotë se në dy salla operative kryhen ndërhyrje kirurgjike, duke filluar prej intervenime të vogla e deri te ato më të nderlikuara dhe më sfiduese.

“Duke marrë parasysh gamën e gjerë të operimeve të kryera me sukses te lartë, nevoja për dërgim të pacietëve jashtë vendit është relativisht e vogël. E gjithë kjo punë arrihet me ndihmën e pamohueshme dhe bashkëpunimin e ngushtë me Klinikën e Anesteziologjisë”, thotë Mehmeti.
Sipas raportit 6 mujor të punës, urologët kanë trajtuar me ESËL (aparaturë për thyerjen e gurëve në veshkë dhe ureter) 330 pacientë.

Brenda kësaj kohe, janë bërë më shumë se 600 ekzaminime endoskopike, 50 ekzaminime urodinamike, 30 aplikime të nefrostomave dhe 100 biopsi të prostatës.
Mehmeti, më tutje, thotë se hapja e qendrës së re ambulantore i ka dhënë mundësinë mjekëve të pranojnë numër më të madh të pacientëve.

“Me këto kushte të ofruara janë shumë të kënaqur, si pacientët, të cilët pergëzojnë dhe falënderojnë çdo ditë për shërbimet e ofruara , e poashtu edhe personeli mjekësor”, pohon Drejtori i Klinikës së Urologjisë.

Mjekët specialistë i janë përgjigjur kërkesës së 3523 pacientëve për kontrolle mjekësore në ambulancat specialistike, 500 raste më shumë në krahasim me 6 mujorin e parë të vitit të kaluar.

Youtube

Arkiva

Kategoritë