Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 4 korrik festojnë Ditën e Pavarësisë.
Kjo ditë, kujtohet dhe festohet edhe në Kosovë, si shenjë respekti ndaj miqësisë së jashtzakonshme me SHBA-në.
Por, jo shumë amerikanë e dinë që qytetarët e Kosovës, urojnë popullin e SHBA-së për 4 korrik.
Një familje shqiptare në një lagje të Kansas në Amerikë, kishte treguar fqinjitë të tij se për këtë ditë urohet në Kosovë.
E në shenjë respekti, fqinji amerikan kishte vendosur që për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt të vendoset flamuri kosovar në lagje.
“Fqinjët tanë janë nga Kosova dhe na treguan se si e festojnë 4 korrikun në solidaritet me SHBA-në. Gjysma e rrugës sime vendosi që ne t’ia kthenim nderin dhe kemi vendosur flamujt e Kosovës për Ditën e Pavarësisë së tyre, me 17 shkurt”, shkroi amerikani Jon Fanelli në Twitter.