Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Në Ditën e Infermierisë, FSSHK kërkon paga dhe kushte më të mira të punës

Në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, FSSHK u ka bërë thirrje politikëbërësve të njohin punën e infermierëve dhe të sigurojnë paga dhe kushte më të mira pune, duke përfshirë shëndetin dhe sigurinë në punë.

Sipas një njoftimi për media thuhet se kompleksiteti i punës së profesionistëve shëndetësor kërkon më shumë ekuilibër dhe barazi në strukturat e pagave.

“Më 12 maj, festojmë Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve. Këtë vit, pandemia e COVID-19 duket pak më e zbehur, por jo edhe roli vendimtar i infermierëve në sektorin shëndetësor në shoqërinë tonë. Përkundrazi, me zvogëlimin e numrit të vdekjeve, ulet edhe vëmendja e mediave dhe politikanëve për rolin e atyre që rrezikuan jetën gjatë pandemisë. Ne u bëjmë thirrje sërish politikëbërësve të njohin punën vendimtare të infermierëve dhe të sigurojnë paga dhe kushte më të mira pune, duke përfshirë shëndetin dhe sigurinë në punë. Kompleksiteti i punës së profesionistëve shëndetësor kërkon më shumë ekuilibër dhe barazi në strukturat e pagave”, thuhet në njoftim.

Siç bëhet e ditur në njoftim, kërkesa e tyre duhet të përfshijë sigurimin e shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës dhe menaxhimin e faktorëve të rrezikut psikosocial dhe stresit të lidhur me punën.

“Intensifikimi i punës gjatë pandemisë, i shkaktuar nga nivelet e pamjaftueshme të personelit dhe mungesa e investimeve të vazhdueshme, rriti stresin tek infermierët dhe ndikoi në mirëqenien e tyre mendore…”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, është koha për të kaluar nga duartrokitjet në veprime konkrete.

Youtube

Arkiva

Kategoritë