Situata me pandeminë koronavirus ka bërë që shumë veprimtari të ndërpriten e poashtu edhe sistemi shëndetësorë të riorganizohet.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës Bujar Gashi, ka treguar se tashmë kanë marrë masa që pacientët e rregullt si diabetikët, mund t’i marrin recetat në Barnatoret Qendrore dhe me atë recetë të shkojnë direkt në QKMF për të marrë terapinë.
“Çështja e insulinës dhe pacientëve insolinovarës të cilët janë në komunën e Prishtinës deri para dy jave ka qenë një formë tjetër e shpërndarjes së insulinës, pacientët të cilët marrin insulinë në baza mujore është dashur të shkojnë në qendrat e Mjekësisë Familjare, të përshkruajnë raportin të marrin recetën dhe më atë recetë të shkojnë në Barnatoren Qendrore që është te Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe të marrin insulinën e nevojshme për tërë muajin”.
“Tani për të lehtësuar dhe për tu hekur një barrë atyre pacientëve që janë me diabet dhe insulinovarës e kemi vendosur një mjek në Barnatoren Qendrore ku pacientët prej çdo lagje mund të shkojnë direkt, ku aty për aty i përshkruhet menjëherë receta dhe e marri insulinën”.
Gashi është shprehur se kjo është bërë me qëllim që t’i ruajnë pacientët nga rreziku i përhapjes së koronavirusit.
“Në mënyrë që t’i kursejmë edhe qendrat e tjera, por edhe ata pacient që të mos të frekuentojnë edhe qendrat e tjera për ndonjë infektim eventual me Covid-19”.
Po ashtu sipas Gashit kjo situatë ka ndikuar që të ketë rënie të numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë në Qendrat e Mjekësisë Familjare.
Ai ka sqaruar se edhe shërbimi emergjent është duke vazhduar punën normalisht në mënyrë që tu dalin në ndihmë pacientëve.
“Në dy javët e fundit veç kemi rënie sa i përket numrit të pacientëve nëpër qendrat e mjekësisë familjare, kjo rënie e numrit të pacientëve të rregullt na ka mundësuar të kemi një numër të stafit pak më shumë që ti angazhojmë në këto katër pikat kryesore ku veç jemi duke i mbajtur 24 orë”.
“Është i njëjtë shërbimi emergjent edhe kujdestaritë të cilat kanë qenë ndërrimet e natës nëpër qendrat e mjekësisë familjare, gjithashtu edhe qendra e mjekësisë urgjente funksionon me katër ekipe mjekësore në teren”, ka thënë Gashi./eo/