Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Ndrojtje apo problem: Nuk i duan as lavdërimet as kritikat

Nëse kur i thuhen fëmijës fjalë të mira ul kokën dhe e kthen papa, ndërkaq kur kritikohet rrotullon sytë, do të duhej të brengoseshit

Fëmija JUAJ nuk mund ta pranojë kritikën, por nuk di të përballet as me lavdërimet?

I shmanget çdo situate të re? Nuk inkuadrohet edhe aq në shoqëri? Nëse përgjigjet e këtyre pyetjeve janë po, fëmijës me siguri i mungon vetëbesimi, transmeton Telegrafi.

Ekipi i shkencëtarëve të Universitetit të Cambridge ka konkluduar që vogëlushët nuk reagojnë drejt apo fare nuk reagojnë edhe kur i lavdëroni, edhe kur i kritikoni, nuk dinë të pranojnë komplimentet dhe kritikat, nuk janë të sigurt në vetvete.

Nëse ndaj lëvdatave fëmija përgjigjet me kthim koke apo me ulje koke, ndërkaq ndaj kritikave me rrotullim sysh, do të duhej të brengoseni seriozisht dhe të angazhoheni që t’ia ngrini vetëbesimin – thotë psikiatri John Mcclain, udhëheqës i ekipit hulumtues.

Gjithashtu kjo ka të bëjë edhe me fëmijët të cilët frikësohen të bëjnë diçka të re, andaj heqin dorë që në start dhe i shmangen secilës situatë e cila paraqet sfida.

Kjo është edhe një shenjë e pasigurisë dhe mungesë vetëbesimi, e cila me kalimin e viteve shkakton probleme gjithnjë e më shumë.

Për këtë shkak fëmijët nuk shoqërohen me moshatarët, nuk dinë dhe nuk dëshirojnë të inkuadrohen në grup, ndërkaq kur ballafaqohen me situata më të vështira tregojnë shenja agresiviteti dhe energji të ndrydhur negative.

Për të mos ndodhur kështu, me kohë çoni te psikologu sapo të vëreni ndonjërën prej këtyre simptomave.

Youtube

Arkiva

Kategoritë