Disa njerëz, shprehen që janë të uritur tërë kohës, që stomaku i tyre është i zbrazët e që kanë nevojë për ushqim.
Ka shumë arsye pse një person ndjen uri dhe nuk ndihet asnjëherë i mbushur, e ato jane:
Nëse konsumoni shumë karbohidrate të rafinuara, sic janë pastat, picat e hamburgerët, ju nuk do të ndjeheni të ngopur për shumë kohë. Mungesa e fibrave, bënë që trupi t’i tretë shpejtë dhe për këtë arsye ndjeni uri. Është e vërtetuar, që ushqimet që kanë fibra i duhen trupit më gjatë për tu tretur, prandaj është mirë që të shtoni fibra në dietën tuaj.
Nëse jeni të diagnostifikuar me diabetin, sidomos me tipin 2, ju mund të ndjeni uri pothuajse gjatë gjithë kohës. Kjo për arsye se tek diabetikët, glukoza, që është burim i energjisë, në vend që të shpërndahet nëpër qeliza, qëndron në gjak. Për këtë aryse, një diabetik, ndihet i uritur.
Një prej arsyeve të mira, pse ju mund të ndjeni uri, është për shkak të ushtrimeve fizike që bëni. Nëse ushtroni shumë, ju djegni shumë kalori dhe si rezultat trupi kërkon që të hani. Njerëzit që ushtrojnë për një periudhë të gjatë kohore kanë metabolizëm më të shpejtë dhe shumë apetit.
Edhe medikamentet që mund t’i merrni për shkaqe të ndryshme, kanë mundësi që t’ia shtojnë oreksin e të ndjeni uri.
Është e njohur gjithashtu, që stresi disa persona i trashë e kjo për arsye se gjatë asaj kohe personi ha shumë. Ushqimi nën ndikimin e stresit, është një prej crregullimeve që tregon se stresi është i ndërlidhur me ndjenjën e urisë. /Familja Jone