Sapo dëgjoni alarmin, ju vetëm e ndalni dhe vazhdoni gjumin në krahun tjetër. Të gjithë e bëjmë këtë, apo jo?
Ne të gjithë e duam gjumim, por e gjejmë veten duke fjetur gjithnjë e më pak. Duket se gjumi i mjaftueshëm është më i rëndësishëm sesa mund të mendoni. Në fakt, shëndeti ynë fizik dhe emocional mbështetet shumë në sasinë e gjumit që bëjmë çdo natë.
Cilat janë ato gjëra të mrekullueshme që mund të kërkoni? Gjumi ka fuqinë për t’ju ndihmuar:
Zvogëloni stresin dhe përmirësoni gjendjen tuaj
Mendoni më qartë
Bëhuni më të fortë
Qëndroni me një peshë të shëndetshme
Zvogëloni rrezikun për probleme serioze shëndetësore, si diabeti dhe sëmundjet e zemrës
Me këto përfitime shëndetësore, sasia e duhur e gjumit do të na bënte më mirë se që mendojmë. Ne kalojmë 1/3 e jetës sonë duke fjetur (ose duke u përpjekur ta bëjmë) – a mund ta besoni këtë?
Kjo statistikë vetëm e bën investimin në kushtet tuaja të gjumit, shumë më të rëndësishme. Higjiena e gjumit definohet si zakon dhe praktikë për të bërë një gjumë të rregullt. Me fjalë të tjera, është akti i kontrollit të sjelljeve dhe mjediseve të gjumit në përpjekje për të përmirësuar gjumin tuaj.
Disa mënyra për të përmirësuar zakonet tuaja të gjumit janë:
-Shkoni në shtrat për të fjetur dhe zgjohuni në të njëjtën kohë çdo ditë, madje edhe në fundjavë. Trupit tuaj i pëlqen rutina
-Ekspozohuni në diellin e mëgjesit
-Lëvizni trupin tuaj në çdo kapacitet çdo ditë. Aktiviteti fizik rrit adenosinë, e cila ndërmjetëson sistemin rregullator të gjumit.
-Mos e përdorni telefonin apo llaptopin dy orë para gjumit. Drita blu në ekrane e bën të vështirë gjumin
-Shmangni kafeinën dhe nikotinën afër kohës së gjumit, pasi ato janë stimuluese
-Vishni çorape në shtrat. Këmbët shpesh qëndrojnë të ftohëta gjatë gjumi. Një studim ka treguar se kjo zvogëlon zgjimin natën
-Mos vishni shumë rroba në shtrat
-Zgjidhni një ose dy nga këto këshilla për një gjumë më të mirë të natës!/Familja Jonë