Ka ndërruar jetë Liman Shala, i cili ka shërbyer në Spitalin e përgjithshëm në Mitrovicë.
Këtë e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës, përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
“Ndahet nga jeta tekniku medicinal Liman Shala
Liman Shala ka shërbyer në Spitalin e përgjithshëm Mitrovicë deri në vitin 1993 kur edhe ishte përjashtuar me dhunë nga puna. Gjatë viteve 1998-1999 dha një kontribut të jashtëzakonshëm duke ju bashkuar radhëve të UÇK-së pranë brigadës 113 Muje Krasniqi, ku u kishte dal në ndihmë të plagosurve dhe të sëmurëve të zonës së Drenicës. Ishte person i përkushtuar ndaj profesionit të tij, mbi të gjitha ishte një njeri i dashur dhe shumë punëtor.
Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”. /FamiljaJonë/