Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë Dr. Bujar Ukmata.
Dr. Ukmata përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinë, ndërsa specializimin e përfundoi në lëminë e Endrokrinologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Zagrebit.
Për shumë vite shërbeu në ambullantën e menzës së studentëve në Prishtinë ku u largua nga puna nga forcat serbe dhe më pas vazhdoi rrugëtimin e tij në Zelandën e re për të punuar si mjek familjar.
Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve, familjarëve dhe kolegëve të tij.