Mër, Jan 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Naser Ramadani infektohet me koronavirus

Drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, sot ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Këtë e ka bërë vetë të ditur ai, përmes një postimi në Facebook.

Duke thënë se virusi është prezent gjithkund, e numri  i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ndërsa bën apel për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Postimi i plotë:

“Të nderuar qytetarë!

Sot testi im rezultoi pozitiv në SARS CoV-2!

Duke pasur parasysh se virusi është prezent gjithkund e numri  i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ju lutem për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet.

Andaj ju lutem:

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!” /FamiljaJonë/

Arkiva

Kategoritë