Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë që kjo parti ka angazhuar ekspertë për COVID-19.
“Ballafaqimi me pasojat COVID-19 do të jetë mbi të gjitha prioritetet. Në LDK është angazhuar një ekip ekspertësh, për të identifikuar të gjitha masat për rimëkëmbjen ekonomike dhe financiare nga pasojat e këtij virusi; për konsolidimin e mëtejmë të sektorit shëndetësor dhe atij të arsimit”, shkruan Mustafa.
“Do të trajtohen të gjitha burimet dhe potencialet e brendshme dhe të jashtme financiare, do të analizohet strukturimi emergjent i buxhetit në aspektin e konsumit, kursimit dhe likuiditetit dhe masat për likuiditetin e sektorit financiar në tërësi”.