Hën, Dhj 6, 2021
Banner Top
Banner Top
MSH: Kosova ka administruar afër 1.5 milionë doza të vaksinës

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se Kosova ka administruar deri tani afër 1.5 milion doza të vaksinës.

“Kosova ka administruar deri tani afër 1.5 milion doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa rreth 640.000 qytetarë i kanë marrë të dy dozat e vaksinës”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

MSH, bën thirrje përsëri tek qytetarët që të vaksinohen.

“Me qëllim të arritjes më të shpejtë të objektivit për vaksinimin e së paku 60% të popullatës me vaksinën kundër COVID-19 dhe arritjes së imunitetit kolektiv, MSh u bën thirrje të gjithë qytetarëve të moshës mbi 16 vjeç që të vaksinohen pa asnjë hezitim. Gjithashtu, prindërit e fëmijëve të moshës prej 12-15 vjeç me indikacione shëndetësore të kujdesen për vaksinimin e fëmijëve të tyre”.

“Vaksinimi është rruga më e thjeshtë, më e shkurtër dhe më e sigurt për t’iu kthyer normalitetit”.

Në Kosovë u regjistruan të hënën dy viktima nga Coronavirusi, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raportit të saj ditor, në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 14 raste të reja të të infektuarve.

Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,153 mostrave.

Në 24-orëshin paraprak u konfirmuan si të shëruar 74 pacientë, ndërsa raste aktive mbeten 1,095, thuhet në raport.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër Coronavirusit në fund të marsit.

Arkiva

Kategoritë