Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
MSH: Gjilani një nga komunat me më shumë shërbime shëndetësore

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës (MSh), përmes një komunikate ka bërë të ditur se komuna e Gjilanit po rritet me shërbime shëndetësore.

Sipas këtij njoftimi, MSh-ja thekson se procesi i screeningut që po realizohet në QKMF në Gjilan në bashkëpunim me Spitalin Rajonal do të mundësojë diagnostikimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës.

“PAP TESTI për diagnostikimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës dhe Mamografi për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit janë parakushte për t’i mposhtur këto dy sëmundje malinje. Për këtë, rëndësi i kemi dhënë sigurimit të vaksinave HPV dhe jo vetëm, proces ky i cili tashmë është duke vazhduar”, ka theksuar MSh-ja.

Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan, për të parë nga afër zhvillimet e procesit të screeningut.

Vitia, gjithashtu gjatë kësaj vizite e falenderoi personelin shëndetësor të QKMF-së, për kontributin dhe punën e palodhshme që po bëjnë për të ofruar shërbime cilësore për qytetarët e Gjilanit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë