Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
MSh: COVID-19 ka ndryshuar vitet e përparimit të bërë në luftën për t’i dhënë fund TB-së.

Ministri e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se COVID-19 ka pasur një ndikim shtesë negativ dhe jo proporcional te pacientët me TB ose në rrezik, me rritjen e transmetimit të TB-së në familje, më pak kërkim të kujdesit dhe qasje në shërbimet.

“Ne Republikën e Kosovës për vitin 2021 janë regjistruar gjithsej 447 raste te pacientëve të sëmurë nga sëmundja e Tuberkulozit ose me incidencë rreth 25 /100,000 banorë.Duke qenë se ka edhe numrin më të madh të banorëve, përsëri prin Prishtina me 178 raste të kësaj sëmundje. Gjithashtu, kemi më shumë prekje të grup-moshave mbi 65 vjeçe dhe po ashtu një numër më të madh të pacientëve meshkuj.” njofton MSh.

Sipas MSh-së, tema e Ditës Botërore të TB 2022: “Investoni për t’i dhënë fund TB- Shpëtoni jetë!”, përcjell nevojën urgjente për të investuar burime për të rritur luftën kundër TB-së dhe për të arritur angazhimet për t’i dhënë fund kësaj sëmundje , të bëra nga liderët globalë njofton Ministria e Shëndetësisë.

” Kjo është veçanërisht kritike në kontekstin e pandemisë COVID-19 që ka vënë në rrezik përparimin e TB-së në fund dhe për të siguruar qasje të barabartë në parandalim dhe kujdes në përputhje me përpjekjet e objektivave te mijëvjeçarit -së drejt arritjes së mbulimit universal shëndetësor.Më shumë investime do të shpëtojnë miliona jetë të tjera, duke përshpejtuar fundin e epidemisë së TB “, thuhet më tutje në njoftim

Po ashtu MSh njofton se investimet në sëmundjen e TB-së në periudhën (2019-2021) janë fokusuar në trajtimin e TB-së, zbulimin dhe diagnostikimin e rasteve të TB-së, zbulimin e rasteve MDR-TB, diagnostikimin dhe trajtimin e MDR-së dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së objekteve të TB-së.

“Janë bërë investime të konsiderueshme në prokurimin e barnave kundër tuberkulozit 100% barna të linjës së parë dhe 100% barna të linjës së dytë për TB, 100% mediume të ngurta dhe të lëngshme për diagnostikimin e TB. Edhe gjate viteve te ardhshme 2022-2024 do te vazhdojë përkrahja dhe ndihma nga partneri dhe donator kryesor i TB , Fondi Global per TB, HIV dhe Malarie. Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në arritjen e vizionit për një Kosovë pa TB! Vit pas viti në arritjen e këtij vizioni do të rriten investimet në shërbimet shëndetësore dhe përkrahja për pacientet me TB!. Për të arritur “Një Kosovë pa TB”!”, thuhet nga MSh.

Youtube

Arkiva

Kategoritë