Mër, Dhj 8, 2021
Banner Top
Banner Top
MSh: 260 mijë e 955 doza të vaksinës janë dhënë deri tani në Kosovë

260 mijë e 955 vaksina kundër COVID-19 janë dhënë deri tani në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas kësaj ministrie, në 24 orët e fundit në vend janë dhënë 6 mijë e 361 vaksina.

Ndërsa, deri tani mbi 67 mijë persona janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.361 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 260.955 doza të vaksinës. Deri më sot 67.578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që ndonëse janë bërë gati 1 muaj që nga fillimi i realizimit të planit për vaksinim masiv, deputetë të opozitës kanë kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë që nuk po vaksinon një numër të madh të qytetarëve.

Ndërsa, nga kjo e fundit u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

“Varianti “Delta” i COVID-19 mund të dominoj në Evropë, prandaj është shumë e rëndësishme që sa më shumë qytetarë të vaksinohen gjatë kësaj periudhe të qëndrueshme të siuatës epidemiologjike që e kemi arritur së bashku. Vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, të afërmit tonë dhe të evitojmë një valë tjetër në vjeshtë”, është thënë nga kjo ministri.

Arkiva

Kategoritë