Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Motra binjake do të vazhdojë ëndrrën e mbetur në gjysmë të Liberta Selacit

Shtatori mori me vete ëndrrat dhe jetën e grimerës së njohur, Liberta Selacit.

Me talentin e saj për grimin, ajo arriti suksese të mëdha. Por, pa e menduar ndonjëherë që ëndrra do t’i mbetet në gjysmë, ajo u nda nga kjo jetë në një moshë shumë të re.

Pengu i motrës së ndjerë, Blondinen e shtyu që ëndrrën e saj ta ringjallë përsëri.

Pas një shkëputjeje afro 3 mujore, tani motra binjake e Libertës ka hapur përsëri dyert e studios së grimit, “Liberta’s make-up “. Që nga e premtja, kjo studio i është rikthyer punës dhe mirëpret të gjitha klientet që i besuan dukjen, Libertes dhe stafit të saj .

Me përkushtimin dhe profesionalizmin më të madh, kjo studio do të vazhdojë punën, duke shtyer përpara suksesin me të cilin u nis.

“Liberta’s make up” tani ju mirëpret çdo ditë në lokacionin e njëjtë, në qytetin e Vushtrrisë!

Për detaje: @libertasmakeup në Instagram

Youtube

Arkiva

Kategoritë