Edhe sot do të mbajë mot i butë, me vranësira e intervale me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, kurse maksimalet ndërmjet 11-14 gradë.
“Në fushat termike do të regjistrohen temperaturave mbi vlerat e mesatareve për muajin janar.Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.”, informoi IHMK.
Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshi vendin do të vazhdojnë ta mbajnë këtë situatë të qetë meteorologjike.
Të enjten vende-vende ka mundësi të ketë riga të lehta dhe të izoluara shiu.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6 m/s.