Pre, Maj 20, 2022
Banner Top
Banner Top
Moti sot i vranët me reshje shiu dhe bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

Sipas institutit, kjo situatë e krijuar meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të shiut dhe borës.

“Në viset e larta, pos reshjeve të dendura të borës edhe temperaturat minimale do të jenë për 2-3 gradë më të ulëta ,se sa në vise të ulëta dhe mesatare. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim. 

Arkiva

Kategoritë