Mot më i nxehtë do të mbajë këtë javë në Kosovë. Sipas Prishtina Weather, pasditeve në disa ditë pritet të ketë rrebeshe me bubullima,
Megjithëse në parashikimet e javës së shkuar pritej që kjo javë të përshkohet me mot shumë të nxehtë, në ditët e fundit, kjo tendencë ndryshoi, sipas PW.
20.06 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.
21.06 – Kryesisht me diell. Pasdite vende-vende priten zhvillime të rrebesheve afatshkurta me bubullima.
22.06 – Nxehtë e pjesërisht vranët. Pasdite priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.
23.06 – Pjesërisht vranët, me zhvillime të rrebesheve me bubullima.
24.06 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.