Shtatë persona kanë vdekur nga tërmeti 6.4 shkallë i Rihterit që ndodhi mëngjesin e hershëm të së martës, në qendrën e Durrësit.
Ka edhe dëme materiale të konsiderueshëm në zonën e Durrësit, Thumanës dhe Kavajës.
Menjëherë forcat e sigurisë kanë dal në vendin e ngjarjes për t’i shpëtuar personat që mund të jenë nën rrënoja.
Një shpëtim i tillë ka ndodhur pikërisht në Thumanë, ku është shpëtuar një vogëlush.
Më poshtë mund ta shikoni videon se si forcat e rendit dhe qytetarët e shpëtojnë këtë vogëlush nga rrënojat e shtëpisë së tij: