Mër, Dhj 8, 2021
Banner Top
Banner Top
Mjeku shqiptar në Britani: Numër i madh infektimesh tek fëmijët nga 5 vjeç

Ardian Fandi, mjek shqiptar në Britaninë e Madhe shprehet se injektimi i dozës së tretë i vaksinës kundër COVID-19 po bëhet për mjekët dhe personat mbi 40 vjeç që nuk e kanë kaluar virusin.

“Doza e tretë e vaksinimit ka pasur polemika, nëse duhet bërë apo jo megjithatë është duke u bërë tek të gjithë ata persona që nuk e kanë kaluar COVID-19. Personeli mjekësor është vaksinuar pothuajse i gjithë me dozën e tretë”, tha ai.

Mjeku thotë se sa u takon infektimeve të reja janë të ndara 50-50 por diferenca është se të vaksinuarit nuk shfaqin komplikacione të rënda.

“Infektimet e reja janë 50% të vaksinuar dhe 50% të pa vaksinuar. Ajo që vëmë re më shumë është se personat e vaksinuar e kalojnë coronavirusin në një gjendje më të lehtë pa komplikime të rrugës së frymëmarrjes. Vaksina nuk të mbron 100% nga sëmundja por të bën që ta kalosh në mënyrë më të lehtë”, deklaroi Fandi.

Gjatë intervistës për Euronews Albania, për vaksinimin e fëmijëve, mjeku shqiptar thotë se ka një farë rezistence por britanikët dëgjojnë më shumë se çfarë thotë qeveria.

“Ka qenë një problem mediatik pasi janë shfaqur rastet kur ka pasur komplikime edhe pse ato janë në numër shumë të vogël”, tha ai.

Ardian Fandi theksoi se vihet re shtimi i infektimeve tek fëmijët nga 5 vjeç. Mjeku shqiptar tha se virusi shkakton edhe probleme me zemrën.

“Ajo që vëmë re sot është një numër i madh i fëmijëve jo nga 16 vjeç e sipër por nga 5 vjeç e sipër që vijnë në shërbimin e emergjencë të prekur nga COVID-19”, u shpreh ai.

Arkiva

Kategoritë