Mar, Qer 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Mjekja shqiptare në Itali: Po fillon rikuperimi i jetës

Mjekja shqiptare në Itali, Romina Selenica, ka thënë që më në fund ky shtet po e  sheh dritën në ‘fund të tunelit’.

 “Italia pati masa të rrepta pas 10 marsit. Mund të themi se ka dalë nga faza e parë”.

“Po fillon rikuperimi i jetës, sigurisht duke mbajtur distancën sociale. Kanë filluar punën në vendet që janë më të domosdoshme. Kemi filluar të shohim dritë në fund të tunelit. Është komuna ajo që sjellë maskat në shtëpi për t’i detyruar qytetarët që të mos dalin nga shtëpia pa përdorim të maskave”.

“Kemi ndërgjegjësim të popullatës por dhe shtrëngim të rregullave nga ana e qeverise”.

Selenica që është mjeke në Pisa të Italisë është shprehur që tani për dallim nga muaji i kaluar, pjesa më e madhe e pacientëve janë duke u trajtuar në kushte shtëpie dhe jo të shtrirë në spital.

Youtube

Arkiva

Kategoritë