Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mjekët amerikanë transplantuan një veshkë derri tek një pacient

Kirurgët amerikanë kanë transplantuar me sukses një veshkë derri në një pacient të vdekur klinikisht. Ata besojnë se aplikimi i shpeshtë i kësaj procedure mund të zgjidhë përfundimisht problemin e mungesës së organeve të donatorëve.

Pacienti ishte i vdekur klinikisht, domethënë duke u trajtuar me mbështetje artificiale. Ekspertët përdorën veshkën e një derri të modifikuar gjenetikisht për të parandaluar trupin e njeriut që ta njohë atë si një objekt të huaj dhe ta hedhë atë.

Mjekët e konsiderojnë atë si eksperimentin më të avancuar në këtë fushë deri më sot. Gjegjësisht, eksperimente të ngjashme deri më tani janë kryer vetëm te kafshët, por jo te njerëzit.

Kirurgët në Spitalin Universitar të New Yorkut lidhën veshkën e një derri me enët e gjakut të një pacienti gjatë një operacioni dy orësh për të kontrolluar nëse veshka funksiononte normalisht apo do të hidhej poshtë nga trupi. Gjatë dy ditëve e gjysmë të ardhshme, ata monitoruan nga afër punën e organeve, duke bërë kontrolle dhe teste të shumta.

“Veshka funksiononte normalisht dhe trupi nuk duket ta ketë refuzuar atë”, tha doktori Robert Montgomery për BBC.

Montgomery, i cili gjithashtu iu nënshtrua një transplanti të zemrës, tha se ishte me rëndësi të madhe që pacientëve t’u sigurohen sa më shumë organe të jetë e mundur në listën e pritjes. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë