Die, Jan 23, 2022
Banner Top
Banner Top
Ministria e Shëndetësisë u kërkon qytetarëve të vaksinohen kundër gripit sezonal: Është sëmundje serioze që mund t’i prek të gjitha moshat

Ministria e Shëndetësisë, përmes një postimi, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen kundër gripit sezonal.

Në shkrimin e tyre, ndër të tjera, thuhet se gripi sezonal është sëmundje e rrezikshme që mund t’i sulmojë të gjitha moshat dhe mund të parandalohet vetëm me vaksinim.

Sipas tyre, edhe OBSh ka paralajmëruar një sezon agresiv të gripit, andaj është mirë që të vaksinoheni sa më shpejt.

Të drejtë vaksinimi ka çdo person i moshës mbi gjashtë muaj, ndërsa kohëzgjatja e gripit sezonal mund të jetë deri në maj.

Postimi i tyre i plotë:

Gripi është sëmundje serioze që prek të gjitha moshat. Mund të parandalohet përmes vaksinës, që është mbrojtja më e mirë.

OBSh ka tërhequr vëmendjen për një sezon agresiv të gripit. Kosova, gjithashtu, ka regjistruar raste të gripit, që në këtë sezon po shfaqet shumë më agresiv se një vit më parë.

Të gjithë qytetarët e moshës mbi 6 muaj kanë të drejtë të vaksinohen.

Përmes vaksinimit mund të parandalohen infeksionet, format e rënda të sëmundjes, shtrirjet në spital dhe vdekjet.

Sezoni i gripit zgjat deri në maj, prandaj qytetarëve u rekomandohet që të vaksinohen.

Vaksinimi bëhet në çdo komunë, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Vaksinohu kundër Gripit sezonal!

Vaksinohu kundër COVID-19!

Mbroje veten dhe familjen!

/familjajone

Arkiva

Kategoritë