Ministria e Shëndetësisë njofton se sa pacientë janë të hospitalizuar dhe sa të tillë janë duke pritur për rezultatin.
‘’Klinikën Infektive, QKUK, sot më 08. 04.2020, gjenden të hospitalizuar 49 pacientë me Covid-19, në pritje të rezultateve janë 8 raste si dhe janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid 19, gjithsej 3 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit janë liruar 18 raste të cilat janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid -19.
Nga 49 raste të infektuar me Covid 19:
• 40 raste janë në gjendje stabile
• 6 raste janë në gjendje të rëndë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
• Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike tre (3) pacientë, prej të cilëve dy raste janë në ventilim mekanik.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, dje është konfirmuar pozitiv për Covid -19 edhe një infermiere ,duke çuar në 5 numrin e të infektuarve brenda hospitalor.
Pesë (5) infermieret e infektuara me Covid -19 janë në gjendje të mirë shëndetësore. Dy prej tyre janë në vetizolim dhe tri infermiere janë të hospitalizuara në klinikë, prej të cilave njëra ka rezultuar negativ në dy mostrat e fundit dhe lirohet në shtëpi.
Burimi: Klinika Infektiva-QKUK’’, njofton Ministria e Shëndetësisë.