Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ministri Zemaj: Masat e ndërmarra nga Qeveria dhe MSh-ja po japin rezultate pozitive

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj  ka bërë të ditur që masat e ndërmarra nga Qeveria dhe MSh-ja kundër Covid-19, kanë filluar të prodhojnë rezultate pozitive.

Ai thotë që ky është rezultat i kujdesit që keni manifestuar ditëve të fundit duke bartuar maska mbrojtëse, ruajtur distancën fizike, mbajtur higjienën personale e kolektive dhe mbi të gjitha duke ngritur nivelin e përgjegjësisë dhe të sjelljes përballë një rreziku siç është Covid-19.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur,

Masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës /Ministria e Shëndetësisë në menaxhimin e pandemisë Covid-19 kanë filluar të prodhojnë rezultate pozitive. Ky është rezultat i kujdesit që keni manifestuar ditëve të fundit duke bartuar maska mbrojtëse, ruajtur distancën fizike, mbajtur higjienën personale e kolektive dhe mbi të gjitha duke ngritur nivelin e përgjegjësisë dhe të sjelljes përballë një rreziku siç është Covid-19. Ne presim që këto rezultate të përmirësohen edhe më tej, ndërsa, përgjegjësia na thërret që të vazhdojmë me disiplinë, kujdes, zbatim edhe më rigiroz të masave e rekomandimeve të profesionistëve me qëllim që puna e personelit shëndetësor dhe shërbimeve të tjera të lehtësohet dhe shëndeti i popullatës të ruhet.

Mos u Shliro!
Bashkë për shëndetin e të gjithëve!
#QeveriaHoti./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë