Enj, Mar 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Ministri Vitia: Vdekjet në Deçan nuk kanë të bëjë me helmimet

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se dy vdekjet e regjistruara në 24 orët e fundit në Deçan s’kanë lidhje me helmimet e fundit që kanë ndodhur në këtë rajon, raporton Express.

Ai ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, derisa ka shtuar se bashkë me kryetarin e komunës, Bashkim Ramosaj dhe drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi kanë hartuar një listë barnash që do të trajtohet me prioritet.

“Raportet e para që i kemi marrë të dielën kanë qenë shqetësuese. Pa asnjë rast fatal deri më tani, dy rastet e vdekjes që i referoheni s’kanë të bëjnë me rastet që po flasim”, ka thënë Vitia.

Për media është deklaruar edhe Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.

Ai ka thënë se asnjë pistë e hetimeve nuk çon që helmimi ka ndodhur nga uji.

“Megjithatë kjo s’do të thotë që s’mund të ketë infeksione hidrike, por do të dalim me analiza përmanente, nga analizat e pacientëve. Pistat e hetimit që flasin për dyshime të infeksionit hidrik janë në hetim e sipër. Kualiteti i ujit po monitorohet”, ka thënë Ramadani.

Ndryshe, dy raste të vdekjeve të dyshimta janë regjistruar në 24 orët e fundit në Deçan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi. Nikçi ka deklaruar se prokurori ka urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen për obdukim në IML për të kuptuar me shumë lidhur me rrethanat e vdekjes se tyre.

Youtube

Arkiva

Kategoritë