Enj, Maj 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Ministri Latifi takohet me mjekët shqiptarë në Norvegji për mundësi kontribuimi në shëndetësinë e Kosovës

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, është takuar me mjekë dhe profesionistë shëndetësor shqiptarë të cilët jetojnë dhe veprojnë në Norvegji, njofton Minsitria e Shëndetësisë.

Ky takim u realizua në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Oslo, me ç’rast u trajtuan tema dhe problematika të ndryshme të shëndetësisë së Kosovës.

Sipas MSH-së , theks i veçantë iu dha identifikimit të formave dhe mundësive që profesionistët shëndetësor që jetojnë jashtë vendit të mund të kontribuojnë në transformimin e shëndetësisë së Kosovës.

Ministri Latifi tha se pasi që Norvegjia ka një sistem shëndetësor shumë të avacuar, një bashkëpunim i tillë, mundëson shkëmbimin e përvojave apo ekspertizave me maltelbardhët në Kosove, duke filluar nga mjekët, infermirët dhe të tjerët.

“Shëndetësia e Kosovës ka nevojë për ide dhe projekte të mëdha dhe për këtë kontributi i gjithsecilit prej jush është jo vetëm i mirëseardhur, por edhe i domosdoshëm. Nuk është e thënë që secili prej jush të kthehet në Kosovë për të zhvilluar veprimtarinë tuaj profesionale atje, pasi jo të gjithë kanë mundësi që të bëjnë një gjë të tillë në këtë fazë, por gjithnjë ekziston mundësia që edhe nga këtu të kontribuoni në përmirësimin e sistemit tonë shëndetësor”, tha ndër të tjera Ministri Latifi në këtë takim.

Arkiva

Kategoritë