Ministri i Shëndetësisë Dr. Rifat Latifi mori pjesë në organizimin e parë të nivelit të lartë mbi Zhvillimin në Fëmijëri të Hershme, organizuar nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe në bashkë-organizim me Bankën Botërore dhe me mbështetje të UNICEF-it.
“Në qoftë se unë kurrë nuk shoh një fëmijë të sëmurë apo të uritur ose një fetus në barkun e nënës që thith duhan ose merr drogë nga nëna e tij, duke u bërë të varur para se ata të jenë tashmë të lindur; nëse nuk shoh kurrë një fëmijë të abuzuar ose të plagosur në luftë ose në një aksident me makinë pa ndenjësen e fëmijës; fëmijë endacak jashtë shkollës, duke shitur cigare në bare dhe klube nate të ndyra e të tymosura në të gjitha orët e ditës; nëse nuk shoh kurrë një fëmijë që vuan ose që nuk di të lexojë ose të shkruajë, unë do të jem njeriu më i lumtur”, tha Ministri i Shëndetësisë Dr. Rifat Latifi .
Për më tepër, ministri theksoi se “nëse nuk shoh kurrë një fëmijë të ngacmohet si nga fëmijët e tjerë, ashtu edhe nga të rriturit, sepse ajo ose ai ka ndonjë gjendje të tillë si Autizmi apo të tjerë, unë do të jem një njeri shumë i lumtur”.