Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi me bashkëpunëtorët, Kujtim Salihu, shef i Kabinetit dhe Dr. Anton Shllaku, këshilltar politik vizituan sot Odën e Mjekëve të Kosovës.
Ata u priten nga kryetari i saj, Dr. Pleurat Sejdiu dhe nënkryetarët e OMK-së, njofton Ministria e Shëndetësisë.
“Ministri Latifi u shpreh i kënaqur me të arriturat e OMK-së, si dhe nivelin e organizimit profesional dhe efikasitetin e punës. Ai uroi OMK-në për suksese të tjera, duke ofruar përkrahjen dhe gatishmërinë e plotë për bashkëpunim nga ana e MSh-së me qëllim të ngritjes së profesionalizmit dhe përmirësimit të kujdesit shëndetësor për qytetarët” , thuhet më tutje nga MSH.