Pre, Dhj 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Ministri i ri i Shëndetësisë u drejtohet qytetarëve: Që t’i mbajmë shkollat dhe bizneset hapur, vaksinohuni

Ministri i ri i Shëndetësisë, dr. Rifat Latifaj, përmes një videoje, iu ka drejtuar qytetarëve, duke u kërkuar këtyre të fundit që të vaksinohen sa më shpejt.

Latifaj ndër të tjera u shpreh se, në qoftë dëshirojmë që t’i mbajmë shkollat dhe bizneset hapur, duhet të vaksinohemi. Ai gjithashtu shtoi se virusi është ende prezent, prandaj duhet të kemi kujdes.

“Të mos harrojmë se COVID-19 nuk ka ikur. Është këtu, në një variant ose tjetër, prandaj, ju lutem, vaksinohuni. Vetëm nëse vaksinohemi ne mund t’i mbajmë shkollat hapur, mund t’i mbajmë bizneset hapur, mund ta mbajmë ekonominë hapur dhe  mund të udhëtojmë. Ne do t’i sjellim edhe ekipet mobile në vende edhe më të largëta, vetëm ta bëjmë të mundshme që ju të vaksinoheni”, u shpreh ai.

https://www.facebook.com/watch/?v=238589281547826

Arkiva

Kategoritë