Hën, Shk 10, 2025
Banner Top
Banner Top
Meta, shkodranëve: Duhet bashkëpunim për ta përballur situatën

Presidenti shqiptar Ilir Meta ishte sot në Shkodër ku u takua me drejtuesit më të lartë të këtij qarku pas situatës së krijuar me koronavirusin, ku është raportuar një shtim i ndjeshëm i rasteve me Covid-19 në ditët e fundit

Ai deklaroi se duhet bashkëpunimi mes autoriteteve dhe qytetarëve për të zbatuar masat e distancimit social që kjo situatë të kalohet sa më shpejt.

“Me autoritetet lokale për t’u njohur sa më nga afër në përballimin e kësaj pandemie që ka prekur Qarkun e Shkodrës. Kam besim se me bashkëpunim është e mundur të përballohet kjo krizë. Është i rëndësishëm edhe bashkëpunimi i qytetarëve dhe iu bëj thirrje të zbatojnë masat për distancimin shoqëror që të kthehemi sa më shpejt në normalitet”.

“Besoj se jemi në rrugën e duhur drejt përmirësimit të situatës edhe në Qarkun e Shkodrës i cili është i ekspozuar dhe për shkak të tri pikave të kalimit kufitar. Shpresoj tek qytetaria shkodrane dhe tek bashkëpunimi i tyre me autoritetet lokale. Qytetarët të jenë bashkëpunues. Nuk është turp të kesh Covid, turp është ta transportosh atë”.

Meta kërkoi gjithashtu garantimin e të drejtave kushtetuese të çdo qytetari shqiptar duke iu referuar personave që nuk u lejuan të hyjnë në territorin shqiptar dhe që mbetën të bllokuar në zonën neutrale në Kapshticë dhe Kakavijë.

Presidenti shqiptar iu bëri apel edhe qytetarëve që të mos kryejnë lëvizje të panevojshme./ A2 CNN

Youtube

Arkiva

Kategoritë