Die, Jan 23, 2022
Banner Top
Banner Top
Më shumë se 100 mijë raste me koronavirus brenda ditës në Francë

Franca regjistroi më shumë se 100 mijë raste të reja të infektimeve me koronavirus brenda ditës, për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë.

Edhe numri i pacientëve të shtrirë në spitale për shkak të koronavirusit është dyfishuar në Francë përgjatë muajit të fundit derisa varianti i ri, Omicron detyroi autoritetet të marrin masa të reja kundër përhapjes së pandemisë.

Më shumë se 1 person në çdo 100 në rajonin e Parisit rezultoi pozitiv javën e shkuar ndaj koronavirusit, njoftuan shërbimet mjekësore lokale. Shumica e rasteve të infektimeve të reja ndërlidhën me variantin Omicron, për të cilin ekspertët thonë se do të jetë variant dominues në Francë ditët në vazhdim./REL/

Arkiva

Kategoritë