Është mbyllur shkolla e mesme e ulët në komunën e Fushë Kosovës, “Mihal Grameno”, për shkak të rasteve të paraqitura me COVID-19 te mësimdhënësit dhe nxënësit.
Gjashtë nxënës dhe 11 mësimdhënës janë infektuar në këtë shkollë me koronavirus, raporton Telegrafi.
Sipas drejtorit të arsimit në këtë komunë, Islam Shabani, mësimi tash e tutje në këtë shkollë do të zhvillohet sipas skenarit C (online). /familjajone