Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mbyllen tri çerdhe në kryeqytet

Për shkak të shtimi të numrit të rasteve me COVID-19 në Prishtinë janë mbyllur edhe tri institucione parashkollore. Njëra ndër to është edhe çerdhja “Dielli” në Bregun e Diellit. Drejtoresha Lumturie Gashi tha se të infektuar janë nga stafi si dhe fëmijë.

“Tri edukatore kanë rezultuar pozitive dhe janë 11 fëmijë të infektuar”, u shpreh Gashi për RTK që konfirmoi se menjëherë objekti i institucionit që drejton është dezinfektuar.

Nga Drejtoria e Arsimit të Komunës së Prishtinë kanë konfirmuar se të mbyllura janë edhe institucionet parashkollore “Xixëllonja” dhe “Gëzimi ynë”. Po ashtu të mbyllura janë edhe 25 institucione edukativo-arsimore dhe aftësuese të cilat kanë kaluar në skenarin C apo mësim online.

Sipas rekomandimeve të IKSHPK nëse 5% e rasteve konfirmohen pozitiv atëherë ato klasa apo institucione parashkollore duhet të mbyllen.

Mbyllja e institucioneve parashkollore po i shkakton vështirësi më së shumti prindërve në raporte pune që detyrohen të gjejnë zgjidhje të tjera për kujdesin e fëmijës së tyre gjatë kohës që janë në punë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë