Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Mbingarkohet Klinika Emergjente, 871 raste për 4 ditë

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës njofton se Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është mbingarkuar me pacientë që po marrin trajtim emergjent mjekësor.

Sipas njoftimit, bazuar në raportin e punës së kësaj klinike, për katër ditë ndihmë mjekësore emergjente kanë marrë 871 pacientë me sëmundje të ndryshme.

“Prej tyre, 96 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinikat kirurgjike, internistike dhe Mjekim Intensiv Qendror”, thuhet në komunikatën për media.

Po ashtu, ShSKUK njofton se janë kryer 15 operacione emergjente, 54 raste pas aksidenteve në trafik dhe shtatë rate të helmimeve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë