Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mbi një miliard njerëz janë vaksinuar plotësisht në Kinë

Kina ka njoftuar se ka vaksinuar plotësisht më shumë se një miliard njerëz kundër coronavirusit – mbi 70 për qind të popullsisë së vendit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë tha në një konferencë për medie se 2.16 miliardë doza janë implementuar në Kinë deri dje, derisa 1.01 miliard njerëz janë vaksinuar plotësisht.

Lajmi vjen 10 muaj pasi Kina dhe miratimin e saj të parë me kusht për një vaksinë të zhvilluar nga shteti, Sinopharm. Gjashtë të tjera të zhvilluara nga firmat farmaceutike kineze dhe institucionet akademike janë miratuar që atëherë.

Përkundër, shtrirjes së shpejtë të programit të vaksinimit, Kina vazhdon të luftojë shpërthimet lokale të coronavirusit, të nxitura nga shpërthimet e variantit Delta.

Autoritetet po punojnë aktualisht për të menaxhuar një grup infeksionesh në Fujian, në juglindje të vendit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë