Në Kosovë është duke vazhduar vaksinimi i qytetarëve kundër koronavirusit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.615.360 doza të vaksinës, kurse deri më sot 761.595 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, transmeton Telegrafi.
Në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer dhe Astra Zeneca, ndërkaq, MSH javë më parë ka njoftuar se vaksinën mund ta marrin edhe fëmijët mbi 12 vjeç.
Në raportin e fundit të MSh-së, bëhet e ditur se janë konfirmuar 8 raste të reja me coronavirus dhe 1 rast i vdekjes