Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.432.135 doza të vaksinës anti-COVID-19.
Sipas njoftimit, deri më sot 608.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182.
Në total numri i rasteve aktive është 1.226.