Pre, Dhj 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Mbi 40 pacientë po trajtohen për COVID-19, 7 prej tyre nga Shqipëria

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur që aktualisht tretman për COVID-19, në QKUK dhe në spitalet e tjera të përgjithshme janë duke marr 42 pacientë ku 12 janë të konfirmuar me COVID-19 dhe 32 të tjerë janë post-COVID.

E 7  prej tyre sipas ShSKUK-së janë nga Shqipëria që po trajtohen në Spitalin e Gjakovës. E 12 të tjerë janë në oksigjeno-terapi dhe në mjekimin intensiv nuk ka pacientë momentalisht.

“Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës ( ShSKUK), në trajtim mjekësor janë 42 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 32 të tjerë post-covid.  Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv….Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, në trajtim spitalor nga Covid-19, janë 7 pacientë nga Shqipëria”.

Arkiva

Kategoritë