Pre, Dhj 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Mbi 1500 të helmuar në Deçan, Ramosaj kërkon me këmbëngulje që rasti të hetohet deri në fund

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka komentuar rezultatet e fundit nga IKSHPK, ku rikonfirmon se uji në këtë zonë, nuk është kontaminuar, dyshime të ngritura këto, pas shfaqjes së gjendjes shqetësuese me helmim të banorëve të asaj ane.

Ramosaj është shprehur se deri tani janë mbi 1500 qytetarë të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor për shkak të kësaj situate, dhe ai apelon që deklarimet e tij të merren parasysh nga institucionet e sigurisë, njofton Klan Kosova.

”Deklarimet e mia si kryetar i komunës, është mirë me u marrë si të mirëqena dhe me u trajtu drejtë. Unë kam kërkuar ditën e hënë nga institucionet kredibile të shtetit, dhe krejt institucionet tjera që merren me sigurinë, që çdo hipotezë, çdo supozim i ngritur në këtë çështje të hetohet deri në fund, ku të kemi edhe argumentet dhe ekspertizën e duhur”.

”Duhet bërë analiza më të thella, më kredibile, që na heqin këtë dyshim, për hir të qytetarëve që të hiqet dyshimi mbi këtë temë, që po rrjedh nga infektimi i ujit, ose nga diçka që po vjen si përdorim i ujit të pijes”.

”Jam i përkushtuar që kjo temë të shkoj deri në fund. Sepse edhe në qershor kemi pasur një situatë të tillë në rrethana më të izoluara. Në atë kohë kemi bërë një ekspertizë të laboratorit, një analizë të tyre, kemi ftuar edhe ”Hidrodrinin” i cili na garantoi se këto rezultate kanë dalë që uji është 100% i pijshëm dhe pas një muaji na del që situata është e një niveli pak më të madh”.

”Duhet të hetohen edhe rrethana tjera, pse ka ardhë gjithë kjo situatë e tillë, ku kemi më shumë se 1500 të helmuar që kanë kërkuar ndihmë, të cilët kanë marrë doza mjekësore në këtë institucion”.

A ka një dyshim të dytë pas publikimit të rezultateve të fundit?

”Të gjitha dyshimet e mia, do të varen nga dyshimet që kanë qytetarët e Deçanit që përaballen me këtë situatë”.

”Jam tepër këmbëngulës që këto rezultate, argumentime të shkojnë deri në fund. Elementare tash për tash, është shëndeti i qytetarëve. Do të jem njeriu më i lumtur në botë kur kjo emergjencë nuk do të ketë pacienta të natyrës së tillë”.

Arkiva

Kategoritë