Pre, Mar 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mbi 135 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar mbi 135 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 135.082.420 raste me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri më i madh i të infektuarve deri më tani është regjistruar në SHBA, me gjithsej 31.773.300 raste.

Pas SHBA-së radhiten Brazili me 13.286.324 raste, India 13.202.783, Franca 4.980.501, Rusia 4.623.984, Britania e Madhe 4.365.461, Turqia 3.745.657, Italia 3.736.526, Spanja 3.336.637, Gjermania 2.974.110, Polonia 2.528.006, Kolumbia 2.492.081, Argjentina 2.473.751, Meksika 2.267.019, Irani 2.029.412, Ukraina 1.823.674, Peruja 1.617.864, Çekia 1.573.153, Indonezia 1.558.145, Afrika e Jugut 1.554.975, Holanda 1.334.771, Kili 1.060.421 dhe Kanadaja me 1.041.946 raste.

Deri më tani, në të gjithë botën nga COVID-19 kanë humbur jetën 2.921.655 persona ndërsa 108.701.451 janë shëruar duke mposhtur virusin.

Aktualisht, në botë ka 23.411.181 të prekur nga COVID-19 që ndodhen në trajtim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë