Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Mbi 100 propozime të reja për listën e barnave esenciale

Mbi 100 propozime të reja janë bërë në kuadër të listës së barnave esenciale, ku prej tyre mbi 60 janë pranuar nga komiteti. Produktet e reja të përfshira, janë bare për sëmundjet e të gjitha organeve të trupit.

Kështu u tha në diskutimin publik lidhur me listën e re të barnave esenciale.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se lista e barnave esenciale të prezantuara sot ngjason me atë të OBSh-së.

“Paraqet një listë të nevojave esenciale, efikase, të sigurta dhe kosefektive. Komiteti profesional është në përbërje të profesionistëve, të cilëve si ministri ju falënderohemi për punën e bërë. Puna e komitetit ka qenë voluminoze. Për ne është shumë me rëndësi që të ketë përfitime shtesë. Ne jemi të bindur se debati i sotëm do të na sjellë komente edhe rekomandime që edhe më shumë do të na ndihmojnë”, ka thënë ai.

Kryesuesi i komitetit, Driton Vela, u shpreh se puna për revidimin e listës esenciale ka nisur në tetor të vitit të kaluar.

“Kemi arritur të zgjerojmë listën në lëmitë e ndryshme. Gjithashtu kemi vendosur standardin e ri të transparencës. Një prej caqeve kryesore të komitetit ka qenë që ta zgjerojmë listën, kemi pranuar rreth 130 propozime të reja, 68 janë pranuar. Propozimi nuk do të thotë një bari i ri. Në përgjithësi bari i ri përfshin koncept dokumentin për sëmundjet e rënda. Gama e produkteve të reja përfshin të gjitha sëmundjet e të gjitha organeve të trupit të njeriut”, ka thënë ai.

Vela ka shtuar se në të ardhmen do të bëhet plotësimi i bazës ligjore për listën e barnave esenciale dhe të krijohen mekanizma të kontrollit të zbatimit të saj.

Youtube

Arkiva

Kategoritë